Tërmet i fuqishëm, vdesin disa persona

10:00 | 18 Qershor 2019

Se paku 12 persona kanë humbur jetën nga një tërmet i fuqishëm në Kinë.

Një tërmet i fuqishëm në jugperëndim të Kinës la së paku 12 njerëz pa shenja jete dhe mbi 130 të plagosur, thanë zyrtarët.

Tërmeti goditi pranë qytetit Jibin, në provincën Sihuan. Mbi 4,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e dëmtuara.

Tërmeti u pasua nga së paku katër dridhje të tjera. Në provincën Sihuan ka shpesh tërmete. Në vitin 2008, një tërmet prej 7.9 ballësh atje ka lënë 87,000 njerëz të vdekur ose të zhdukur.

Komento: