Tërmet i fuqishme në këtë shtet, ja sa ishte magnituda

12:24 | 16 Maj 2020

As në kohë pandemie nuk kanë të ndalur tërmetet.

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.1 të shkallës rihter ka rënë mëngjesin e sotëm në afërsi të ishullit të Kretës në Greqi.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohen dëme, por në mediat greke thuhet se tërmeti ka pasur një ndjeshmëri të lartë të lëkundjeve.

Goditja e këtij tërmeti është regjistruar në orën 05:30 të mëngjesit, në juglindje të Kretës.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 83 kilometra në juglindje të Arvi, me një thellësi 2 kilometra.

Komento: