Shqipëria është goditur nga tërmete të fuqishme sot.
Një tjetër tërmet rreth orës 10:20 ka goditur Shqipërinë, i cili është ndjerë edhe në Kosovë.
08:36
Edhe një tjetër tërmet në Shqipëri
Një tjetër tërmet është regjistruar në Shqipëri rreth orës 08:28.
Abc neës raporton se epiqendra vazhdon të jetë Detin Adriatik, në një thellësi prej 2 km dhe ka patur një magnitudë prej 5 ballë të shkallës Rihter.
Tërmeti më i fuqishëm mëngjesin e sotëm ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit me magnitudë 6.4 që u ndje edhe në Kosovë.
07:41
Edhe një tërmet në Shqipëri ndihet në Kosovë
Edhe një tërmet në Shqipëri është ndjerë mëngjesin e sotëm në Kosovë.
Siç raportoi topchannel ky ishte tërmeti i 17 vetëm ditën e sotme.
Tërmeti u regjistrua rreth orës 07:15 të mëngjesit.
04:00
Tërmet i fuqishëm në Kosovë, epiqendra në Shqipëri
Një tërmet i fuqishëm prej 6.3 ballësh ka ndodhur në Shqipëri, me ç’rast u dëgjua edhe në Kosovë.
Tërmeti fillimisht u regjistrua në Shqipëri, më pas u dëgjua në Kosovë, Maqedoninë Veriore, Serbi, Kroaci, Greqi e Itali.
Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik ka thënë se pas tërmetit të parë kanë ndodhur edhe tre të tjerë më të vogël, raporton Koha.net.
Qendra botërore për mbikëqyrjen e tërmeteve ka njoftuar se epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, 10 kilometra afër Durrësit dhe me një magnitudë prej 6.3 ballësh.
Tërmeti i parë u shënua 6.3. Të tjerët 4.6, 4.4 dhe 4.0.