Tërmet në Barcelonë, Bartomeu i vetëm – gjashtë anëtarë të bordit drejtues japin dorëheqje!

23:57 | 09 April 2020

Kampionët e La Liga, Barcelona është në kirzë të madhe.

Ankesat janë të shumta sipas shtypit spanjoll, me anëtarë brenda skuadrës që ankohen për një autokraci të Josep Maria Bartomeu.

‘La Vanguardia’ shkruan se gjashtë anëtarë të bordit; Emili Rousaud, Quique Tombas, Silvio Elias, Josep Pont, Jordi Valsamiglia dhe Maria Teixidor kanë vendosur të japin dorëheqje, transmeton lajmi.

Të gjithë këta thuhet të kenë dorëzuar letrën për dorëheqje.

Bartomeu tashmë është i vetëm. Duket se te Barcelona janë të gjithë kundër tij, përfshirë një pjesë të lojtarëve.

Zgjedhjet duket se me shumë gjasë do të sjellin një ndryshim në kryesinë e skuadrës.

Komento: