Tërmet në Barcelonë, Inter ia rrëmben dy super lojtarët

15:47 | 02 Gusht 2019

Barcelona mund të mbetet pa dy mesfushorët e njohur, Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic. Kjo dyshe po kërkohet me ngulm nga Inter.

Është Antonio Conte që po kërkon ribashkim me Vidal, me të cilin ka punuar edhe te Juventus.

Nga Italia, konkretisht gazeta TuttoSport, raporton se Conte ka një plan strategjik jo vetëm për Vidal, por edhe për Ivan Rakitic.

Kroati është një nga emrat më të përmendur për largim nga Barcelona, pas transferimit të Frenkie de Jong.

Andaj, Conte dëshiron që këta dy emra t’i ketë në skuadrën e tij.

Ai konsideron se Vidal dhe Rakitic do të ishin shumë të rëndësishëm në projektin që ka nisur.

Komento: