Tërmet në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut

19:13 | 22 January 2022

Tërmetet nuk kanë të ndalur në shtetin grek.

Në muajin janar, Greqia ka qenë një shtet jostabil sa i përket tërmeteve, të cilat janë ndjerë në të gjithë rajonin.

Edhe sonte, përveç Greqisë, tërmet ka pasur edhe në Maqedoninë e Veriut, shkruan lajmi.net.

Para rreth dy orësh, një tërmet i lehtë prej 2.0 shkallë të rihterit ka ndodhur në Maqedonin ë e Veriut.

Në anën tjetër, një tërmet prej 3.5 shkallë ka ndodhur në Greqi para rreth 4 orësh. Tërmeti thuhet të ketë pasur Prevezën si epiqendër. Ky ka qenë tërmeti i tretë në Greqi brenda 62 orëve të fundit.

Komento: