Koronavirusi ka shkaktuar krizë të madhe në botën e futbollit.
Mediet në Itali kanë raportuar për një lajm të jashtëzakonshëm, duke pretenduar se fundi i Cristiano Ronaldos te Juventus po vjen.
Shkaku i COVID-19, klubet italiane po përjetojnë humbje të mëdha, njëjtë edhe Juventus, me lojtarët e të cilit kanë paga të mëdha, me Ronaldon që fiton 31 milionë euro në sezon.
Kjo mund të detyrojë Juventusin të shesë portugezin këtë verë, raportojnë mediet në Itali, përcjell lajmi.
Dhe për çudi, e ardhmja e Ronaldos do të jetë te Real Madrid, te e cila skuadër qëndroi për nëntë sezone, duke fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe katër Topa të Artë.
Juventus po kërkon 60 milionë euro për kartonin e Ronaldos, dhe Real Madrid duken të gatshëm të paguajnë këtë shumë.
Ronaldo, përveç ndihmës në fushë, konsiderohet i denjë edhe për pjesën e marketingut të klubit.