“Tërmet” në Mal të Zi, trajner Tumbakoviq dhe lojtarët serb nuk pranojë të luajnë ndaj Kosovës!

17:26 | 07 Qershor 2019

Sonte Përfaqësuesen e Kosovës e pret një sfidë e vështirë kundër Malit të Zi.

E pabesueshme por e vërtetë. Trajneri serb i Malit të Zi, Ljubisha Tumbakoviq, nuk ka mundur të përballojë presionin nga Beogradi.

Ai nuk do ta udhëheq Malin e Zi në ndeshjen e sotme ndaj Kosovës, mëson ‘vijesti.me’, raporton Gazeta Olle.

Po ashtu, sipas Vijestit, nuk do të luajnë as lojtarët serb, Mirko Ivaniq dhe Filip Stojkoviq, të dy lojtarë të Yllit të Kuq të Beogradit.

Lojtarët dhe trajneri serb janë bombarduar me presione në dy ditët e fundit të ardhura nga Beogradi. Ndeshjen do ta drejtojë Miodrag Djudoviq dhe Dragoje Lekoviq.

Komento: