Tërmet në Maqedoninë e Veriut

10:41 | 19 April 2023

Një tërmet është regjistruar në orët e hershme të së mërkurës në Maqedoninë e Veriut.

Tërmeti ndodhi në rrethinën e Shtipit, 74 kilometra në jug-lindje të Shkupit.

Fuqia e lëkundjes së tokës raportohet se ishte 2.3 shkallë të Rihterit.

Sipas Alsat-M, kjo është hera e pestë në dy javët e fundit që ka tërmet në zonën e Shtipit.

Komento: