Tërmet në Maqedoninë e Veriut

23:03 | 04 Nëntor 2019

Ballkani po vazhdon të goditet nga tërmetet.

Maqedonia e Veriut është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 3.2 shkallë.

Rrjeti Sizmologjik i Maqedonisë së Veriut sonte në orën 20:56 minuta ka regjistruar një tërmet në Gostivar, gjegjësisht 40 kilometra në perëndim të Shkupit, njofton Portalb.mk,

Tërmeti ka qenë me magnitudë prej 3.2 shkallës.

Sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë në Tetovë, Gostivar dhe rrethinë me fuqi prej IV shkallë sipas shkallës Evropiane Makrosizmike, derisa në Shkup, Negotinë, tërmeti është ndjerë me intensitet III shkallë.

Komento: