Tërmet në Milan, dy lojtarë i infektohen me koronavirus para derbit me Romën

12:49 | 26 Tetor 2020

Dy lojtarë të AC Milanit infektohen me koronavirus.

Skuadra e Milanit ka njoftuar se dy lojtarët, Petter Hauge dhe Gianluigi Donnaruma, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Siç shkruajnë mediat italiane, pjesa tjetër e skuadrës është izoluar dhe nuk kanë shfaqur simptoma.

Momentalisht, AC Milani është në vendin e parë të tabelës, me gjithsej 12 pikë të tubuara.

Seria A është kampionati që ka më së shumti lojtarë të infektuar me koronavirus.

Komento: