Tërmet në Milan, dy yje po largohen nga ‘San Siro’ në fund të sezonit

15:38 | 10 Maj 2019

Dy largime të mëdha pritet të ndodhin gjatë afatit të verës nga Milan.

Bakayoko dhe Calhanoglu pritet të largohen nga ‘San Siro’ në fund të sezonit.

La Gazzetta Dello Sport njofton se të dy lojtarë kanë vendosur të largohen nga Serie A, përcjell ORAinfo.

Gazeta raporton se Bakayoko dhe Calhanoglu janë të dy në rrugën për tu larguar nga Milan.

Bakayoko do të kthehet në Chelsea, pasi kredia e tij skadon këtë verë.

Ndërsa lojtari turk do të shitet për rreth 20 milion euro. Dy lojtarët në shumicën e sezonit kanë qenë pjesë e 11-shës shartuese. /ORAinfo/

Komento: