Tërmet në PSG, Mbappe preferon t’i bashkohet këtij klubi të madh evropian!

16:42 | 21 Tetor 2020

Kylian Mbappe mund të largohet verën e ardhshme nga PSG.

Nëse largohet nga Paris Saint-Germaini, ylli francez do të donte ta vazhdojë karrierën tek “Reds”

Kylian Mbappe nuk e ka vazhduar ende kontratën me Paris Saint-Germainin.

Kontrata aktuale e yllit francez me klubin nga Ligue 1 skadon në vitin 2022.

Ndërkohë, e përditshmja franceze “Le Parisien” shkruan se në mendjen e kampionit të botës me Francën është Liverpooli, përcjell Express.

Ish-futbollisti i Monacos admirohet nga trajneri Jurgen Klopp dhe ai e pëlqen stilin e lojës së “Reds”.

Për këtë, 21 vjeçari do ta preferonte një transferim në “Anfield Road” verën e ardhshme.

Real Madridi po ashtu ka shprehur interesim për Mbappen, i cili mund të largohet nga PSG-ja verën e ardhshme.

Komento: