Inter dëshiron ta transferojë mbrojtësin e Milanit, Cristian Zapata.
Sipas Gazzetta dello Sport, Inter ka hapur bisedime me Zapata duke pasur parasysh statusin e kontratës së tij të skaduar përcjell ORAinfo.
Gazeta shpjegon se Nerazzurët janë të gatshëm t’i ofrojnë kolumbianit një kontratë dyvjeçare, me opsionin për një të tretën.
Ata gjithashtu do të kishin një marrëdhënie ‘të shkëlqyeshme’ me agjentin e tij, yllin e dikurshëm, Cordoba.
Ai do të siguronte mbështetje ndaj Milan Skriniar dhe Stefan de Vrij, pasi e ardhmja e Mirandës vazhdon të jetë e mbuluar me pasiguri./ORAinfo/