
Me rikthimin e Leonardos në PSG, klubi francez ka rikthyer interesimin për portierin e Milanit, Donnarumma.
Më parë këtë muaj Leonardo u kthye në Paris Saint-Germain për t’u bërë drejtor sportiv i kampionëve francezë dhe ekzekutivi brazilian ka të ngjarë të jetë shumë aktiv në tregun e transferimeve për t’i dhënë Thomas Tuchel skuadrën më të mirë të mundshme.
Braziliani do të mbajë një sy të veçantë në Itali, ku ka synuar disa lojtarë si përforcime të mundshme, sipas Gazzetta dello Sport, përcjell ORAinfo.

Emir i parë që Leonardo po synon ta transferoj në PSG, është portieri i Milanit Donnarumma. Në këtë mision, Leonardo e ka marrë mbështetjen edhe të pronarit të klubit francez, Nasser al-Khelaifi.
Në radarët e Leonardos është edhe mesfusori boshnjak i Juventusit, Miralem Pjanic. /ORAinfo/