“Tërmet” në “San Siro”, Milanit po ia rrëmbejnë nga duart super-futbollistin

17:32 | 22 December 2018

PSG ka gjasa të nënshkruajë ose Cesc Fabregas ose Fabinho në dritaren e transferimit të janarit përcjell ORAinfo.

Kampionët francezë po e vëzhgojë mesfushorin e Chelseas Fabregas i cili me shumë gjasë nuk do të vazhdojë kontratën me Blutë.

Ndërkohë që Fabinho ka provuar veten nën urdhrat Jurgen Klopp në Liverpool në ndeshjet e fundit, prandaj nuk dihet ende nëse trajneri gjerman do të lejojë shitjen e tij.

Kujtojmë se për shërbimet e Fabregas është i interesuar edhe ekipi i Milanit, që kërkon një mesfushor me përvojë në mesfushën e tyre./ORAinfo/

Komento: