“Tërmet” në Seria A, ja ku po transferohet Dybala

22:15 | 21 Korrik 2019

Dybala është në qendër të vëmendjes.

Paris Saint-Germain e ka identifikuar Paulo Dybala-n si zëvendësim të Neymar në rast se braziliani largohet nga klubi, sipas raportimeve nga The Mirror.

Neymar është lidhur vazhdimisht me një rikthim në Spanjë, ndërkaq argjentinasi besohet se është i hapur për t’u larguar nga Juventusi.

Manchester United është po ashtu i interesuar në ish-lojtarin e Palermos, mirëpo mungesa në Ligën e Kampionëve mund t’i paraqesë problem që ta blejë atë.

Ndërkaq, në rast të shkuarjes së Neymar nga Parku i Princave, PSG mund ta blejë Dybala-në për një shumë prej 80 milionë eurosh.

Komento: