Torino konfirmon tri raste pozitive me COVID-19.
Tri raste me COVID-19 janë konfirmuar te Torino.
Skuadra nga Serie A, përmes një komunikate ka bërë të ditur se pas testeve të zakonshme për COVID-19, tre anëtarë të klubit kanë dalë pozitivë, pa dhënë emra.
“Torino njofton se tri raste pozitive u gjeten në testet e zakonshme për zbulim e COVID-19. Një lojtar i ekipit të parë dhe dy anëtarë të stafit”, thuhet në njoftim.
“Anëtarët në fjalë, plotësisht asimptomatikë, tashmë janë në izolim. Torino do të vazhdojë të ndjekë të gjithë procedurën e parashikuar nga protokollet shëndetësore”.
Kujtojmë se pjesë e Torinos janë dy futbollistët ë Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani dhe Mërgim Vojvoda.
Kjo dyshe ka qenë e grumbulluar te Kosova në ndeshjet e tetorit.