“Tërmet” në Spanjë, Zidane po largohet nga Reali?

17:23 | 18 Maj 2019

Trajneri francez mund të largohet nga Real Madrid.

Zinedine Zidane ka thënë se nëse dikush i përzihet në kompetenca te Reali, ai mund të largohet nga skuadra.

Trajneri francec ka deklaruar se ka ardhur këtu për të bërë vetëm atë që ai do.

Zidane nuk e di ende se kush do të luaj ndeshjen e fundit ndaj Betis.

“Nëse nuk bëj atë që dua në ekipin tim, do të largohem. Kam ardhur këtu për të bërë atë që di dhe dua. Sigurisht që me bordin do të bëjmë nënshkrimet së bashku, por kërkesat duhet të jenë të mijat.

Nuk e di se kush do të luaj ndaj Betis ndeshjen e fundit. Jemi ende duke shikuar të gjitha alternativat dhe nuk kemi vendime të prera” ka thënë Zidane.

Komento: