Tërmet prej 5.4 shkallësh në Greqi.
Një tërmet i fuqishëm ndodhi të shtunën në disa pjesë të jugut të Greqisë të shtunën, por nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar ose dëme materiale.
Dridhja me fuqi prej 5.4 shkallësh të Rihterit u regjistrua në orën 5 e 16 minuta në det, mes ishujve të Peloponezit dhe Kretës, raportoi Instituti Gjeodinamik i Athinës.
Mediet greke raportuan se tërmeti është ndier nga Athina deri në Kretë, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.
“Ishte rreth pesë sekonda i gjatë, goxha i fuqishëm madje edhe në themelin e një ndërtese”, shkroi një dyshmitar nga qyteti Chania në Kretë në hapësirën për dëshmi të Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.
Shërbimi i brigadës së zjarrfikësve tha se nuk ka raportime për dëme.
“Për shkak të thellësisë së konsiderueshme të tij, tërmeti u ndie në një zonë më të gjerë”, tha Efthymios Lekkas, drejtor i organizatës për planifikim anti-sizmik, për televizionin shtetëror, ERT.