Tërmet shumë i fuqishëm goditi vendin, ky është dëmi që ka shkaktuar

20:55 | 22 Prill 2020

Tërmeti i fuqishëm ka bërë që të shkaktohet një bëm prej 42 miliardë kunash.

Tërmeti i 22 marsit që goditi Zagrebin ka shkaktuar një dëm prej rreth 42 miliardë kunash (6 miliardë dollarë), tha sot ministri kroat i Ndërtimit, Predrag Stromar.

”Do të miratohet një ligj për të financuar riparimet”, tha ai në një intervistë me transmetuesin kombëtar kroat, HRT.

Shumë ndërtesa nga më rezistentet në Zagreb, u dëmtuan nga një seri goditjesh, me një madhësi 5,4 ballë Rihter.

Një vajzë vdiq nga rrëzimi i një çatie.

Katedralja ikonike katolike e Zagrebit, e cila ka qenë në rindërtim që nga vitet 1980, ishte midis ndërtesave të dëmtuara rëndë.

Komento: