“Tërmet” te Milani, po ia marrin yllin e madh

19:59 | 06 Gusht 2019

Presidenti i Olimpit të Lyonës, Zhan-Michel Aulas konfirmoi se ylli i Milanit Suso është në listën e tyre.

Spanjolli po përpiqet të përshtatet në një rol në formacionin 4-3-1-2 të Marco Giampaolo, përcjell ORAinfo.

Ai ka një klauzolë lirimi prej 40 milion € në kontratën e tij dhe ka lajme që ai do të jetë në dispozicion për 35 milion €, me interes edhe nga Roma dhe Monaco.

“Suso është një nga lojtarët që ne po shohim. Do ta shohim pas lojës së së Premtes, “tha shefi i Lyon Aulas për RMC Sport në Francë./ORAinfo/

Komento: