“Tërmet” te Milani, po ia marrin yllin e madh

17:00 | 14 Gusht 2019

Edhe një herë në para-sezon, falë dëmtimit të Theo Hernandez, Ricardo Rodriguez është mbrojtësi i Milanit me kohën më të madhe të lojës (334 minuta).

Përvoja, profesionalizmi dhe njohuritë taktike janë elementet që i kanë lejuar mbrojtësit zviceran të fitojë vlerësimin e Marco Giampaolo,përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, e ardhmja e lojtarit në klub është e pasigurt me klube të ndryshme të interesuara për të, veçanërisht në Bundesligë.

Siç mësohet nga Calciomercato.com, Schalke kanë rinovuar interesin e tyre për lojtarin pasi klubi me qendër në Gelsenkirchen është në kërkim të një të lojtari,me mbrojtësin e Milanit që është emri i preferuar, ndërsa Gosens i Atalanta është një tjetër profil i mirëpritur./ORAinfo/

Komento: