‘Tërmet’ të PSG, Messi, Mbappe dhe Neymar mund të largohen në verë!

20:42 | 09 March 2023

Dalja e hershme e Paris Saint-Germain nga Liga e Kampionëve do të ketë pasoja të rënda për klubin, i cili kështu përfundoi një tjetër sezon katastrofik në garën elitare evropiane.

Parisienët u përjashtuan nga gara prestigjioze e klubeve në fazën e parë të eliminimit direkt për të dytin sezon radhazi pasi humbën 3-0 nga Bayern Munich.

Kampionët francezë u munduan të shënonin të paktën një gol kundër bavarezëve në 180 minuta, pavarësisht se kishin disa nga sulmuesit më të mirë në botë, përfshirë Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

E ardhmja e Mbappe, Messi dhe Neymar në klub janë në dyshim, dhe një tjetër sezon zhgënjyes në Evropë mund të çojë në shpërbërjen e linjës së parë të superyjeve të PSG.

Mbappe dhe Neymar, dyshja për të cilët PSG pagoi më shumë se gjysmë miliardë euro paga, thonë hapur se duan të largohen nga PSG.

Neymar madje iu lut Barcelonës që ta rikthejë atë dhe Mbappe është shpesh në kontakt me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

Nga ana tjetër, Messi është në kontakt të vazhdueshëm me Joan Laportan për rikthimin te Barcelona.

Vetë PSG dëshiron të heqë qafe Neymarin që shumë shpesh dëmtohet, ndërsa Mbappe ka thënë mbrëmë pas debaklit në Mynih se PSG duhet të pyesë veten pse ky është maksimumi i tij, përcjell telegrafi.

Kontrata e Messit përfundon në verë dhe duket qartë se ky dështim, mund t’i ndryshojë planet për rinovim, pasi përpjekjet për të fituar Ligën e Kampionëve në dekadën e fundit, po vazhdojnë, por dështimi po vjen çdo vjet.

Kujtojmë se PSG u kthye në pronësi të investitorëve nga Katari në vitin 2012 dhe që nga ajo kohë ata kanë shpenzuar një miliardë e gjysmë euro vetëm për kompensimin e lojtarëve.

Si rezultat, PSG është ndër favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve çdo sezon, por kur vijnë ndeshjet që kanë vërtet rëndësi, yjet zhduken në fushë, kështu që trofeu i skuadrës më të mirë në Evropë mbetet një ëndërr e parealizuar.

Komento: