Dridhje të tokës janë ndier në Ballkan.
Një tërmet para pak minutash ka goditur Bosnjën.
Qendra Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve shkruan se sipas dëshmitarëve tërmeti është ndjerë rreth orës 23:33 minuta.
Tutje ata shkruajnë se aktualisht, nuk kanë të dhëna sizmike që ta konfirmojnë tërmetin me burime të shumta.
Deri më tani nuk dihet epiqendra si dhe shkalla e tërmetit.