Tërmeti godet këtë shtet

19:13 | 29 Prill 2022

Dridhje të tokës janë ndier në Greqi.

Një tjetër tërmet është regjistruar gjatë kësaj të premteje në Greqi.

Qendra Europiane e Sizmologjisë ka raportuar se tërmeti ishte me magnitudë 4,6 rihter dhe me një thellësi prej 10 kilometrash.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 kilometra në juglindje të Moíres, ku janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera gjatë ditëve të fundit, raporton a2cnn.

Nuk ka raportime për dëme materiale.

Komento: