Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, mësohet se a ka dëme

22:57 | 28 January 2020

Ministria e Mbrojtjes ka treguar se a ka dëme në Shqipëri pas tërmetit.

Menjëherë pas tërmetit të pak minutave më parë që tronditi vendin mbrëmjen e kësaj të marte, ka reaguar edhe ministria e Mbrojtjes.

Këta të fundit shpjegojnë se sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tërmeti ishte me magnitudë 4.8 me thellësi 7 km.

Ndërkohë sipas IGJEUM epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në veri të fshatit Bubq. Ministria e Mbrojtjes njofton se sipas komunikimeve me prefekturat, deri tani nuk raportohen dëme.

Po ashtu njoftohet se komunikimi po vijon nga AKMC, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Komento: