Tërmeti në Kroaci, numri i viktimave ka shkuar në pesë, mësohet se a ka kosovarë të lënduar

18:13 | 29 Dhjetor 2020

Ambasadori i Kosovës në Kroaci thotë se nuk ka kosovarë të lënduar, numri i viktimave ka shkuar në pesë.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gezim Kasapolli ka thënë se aktualisht i tërë stafi i ambasadës janë mirë dhe gjenden në shtëpitë tyre, pasi që sipas tha Ambasada e Kosovës gjendet në pjesën e vjetër të qytetit, ku edhe ndërtesat janë më të vjetra.

“Për momentin i gjithë stafi i ambasadës jemi në shtëpi. Ne gjendemi në pjesën e vjetër të qytetit dhe jemi urdhëruar që të largohemi që aty nga ndërtesat e vjetra në rast të një tërmeti tjetër që mund ta godas Zagrebin“, ka thënë ai.

Kasapolli konfirmoi se numri i viktimave nga tërmeti në Kroaci ka shkuar në pesë persona.

“I gjithë qyteti i Zagrebit është në panik të madhe. Shumica e qytetarëve e posaçërisht ata të pjesës së vjetër janë në rrugë dhe në të [pastrehë për shkak të frikës së një tërmeti tjetër. Edhe pse tërmeti zgjati 20 sekonda, dëmet nuk ishin aq të mëdha krahasuar me tërmetin e marsit. Kemi informacione për 5 viktima. Një vajzë e vogël si rasti i parë. Tani morëm informacione se kemi edhe 4 viktima të reja “, ka deklaruar më tutje ai.

Ambasadori theksoi se në fillim nuk kanë mundur as të kontaktojnë me njerëz të tjerë, teksa pas lirimit të linjave, ai theksoi se nuk është raportuar për ndonjë kosovarë të lënduar.

“Nuk kemi ndonjë rast të ndonjë bashkatdhetarit tonë që është lënduar apo që ka pësuar nga tërmeti. Në atë pjesë ka kosovarë, edhe në Glinë ku edhe u konfirmuan 4 viktimat e fundit”, ka thënë ai.

Komento: