Dridhje të tokës janë regjistruar sot në Shqipëri.
Dy tërmete kanë goditur Shqipërinë në pak minuta, një në Kukës dhe një në Peshkopi.
Fillimisht u raportua për tërmete me magnitudë 4.6 dhe 4.5 ballë, teksa më vonë ministria e mbrojtjes ka bërë me dije se kanë qenë 3.9 dhe 3.8.
Në Kukës lëkundjet kanë qenë të forta, dhe janë ndjerë edhe në Tiranë dhe Shëngjin.
Njoftimi:
Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitudë 3.8 dhe 3.9 të shkallës rihter janë ndier në Dibër e Kukës.
Nuk raportohen dëme nga shtabet e EC në këto dy bashki.