Tërmeti sërshi ‘shkund’ Shqipërinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Tërmeti sërshi ‘shkund’ Shqipërinë

10:02 | 30 Shtator 2019

Sërshi tërmet në Shqipëri.

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pas mesnatës së mbrëmshme.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) raporton se ka regjistruar një tërmet me magnitudë 2.7.

Për fat goditja nuk ka qenë e fortë dhe nuk ka asnjë raportim për dëme.

Epiqendra, ndryshe nga së fundmi që ka qenë intensivisht në Durrës dhe zonat përreth, këtë radhë është zhvendosur.

Sipas IGJEUM tërmeti ka pasur epiqendrën 19 kilometër në Jug Perëndim të Kukësit në një thellësi prej 26 kilometra.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!