Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, çka ka mbetur pas?

09:03 | 25 January 2020

Çfarë ka mbetur pas tërmetit shkatërrimtar.

Pamjet që shihni vijnë nga pjesa lindore e Turqisë, e cila mbrëmjen e djeshme u godit nga një tërmet i fuqishëm me mangitudë 6.8 ballë të shkallës rihter.

Nga ky tërmet kanë humbur jettën së paku 20 persona dhe rreth 1 mijë të tjerë janë lënduar.

Ndërtesa të shkatërruara, dhe të kthyera në gërmadha, ndërsa forcat e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për shpëtimin e personave të bllokuar apo dhe për nxjerrjen e trupave.

Ndonëse temperaturat në këtë zonën shkonin deri në -7 gradë celsius, forcat e kërkimit vijuan gërmimet, ndërsa ky mëngjes i gjeti sërish duke kërkuar nën gërmadha.

Nga ky tërmet kanë mbetur të vdekur së paku 20 persona dhe më shumë se një mijë të tjerë janë lënduar.

Dridhja prej 6.8 shkallësh të Rihterit u regjistrua në qytezën Sivrice të provincës Elazig. Shumë ndërtesa u shembën dhe banorët u detyruan të dilnin në rrugë.

Tërmeti ishte aq i fuqishëm, saqë lëkundjet u ndien edhe në Siri, Liban dhe Iran.

Dridhjet e tokës janë të shpeshta në Turqi. Rreth 17 mijë persona kishin vdekur nga një tërmet në qytetin Izmit në vitin 1999.

Tërmeti i së premtes ndodhi rreth orës 20 e 55 minuta sipas kohës lokale.

Komento: