Tërmeti shkatërrues, familjet e para arrijnë nga Shqipëria në Pejë

09:50 | 27 November 2019

Shqipëria dje është goditur nga një tërmet shkatërrues.

Pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi dje në Shqipëri, shumë familje tashmë kanë filluar të strehohen në Kosovë.

Në orët e mëngjesit të sotëm kanë arritur familjet e para nga Shqipëria në Pejë, ku qytetarë të kësaj komune tashmë kanë hapur dyert për t’i strehuar ata.

Sipas fotografive që ka siguruar Telegrafi shihen familjet e ardhura nga Shqipëria duke zbritur në stacionin e autobusëve në Pejë.

Thuhet se numri i personave që kanë ardhur është 60 dhe të gjithë janë akomoduar.

Komento: