Tërmeti shkatërrues në Shqipëri, ky është propozimi nga Emmanuel Macron

15:01 | 05 Dhjetor 2019

Javën e kaluar Shqipëria është goditur nga një tërmet shkatërrues, ku mbetën të vderku 51 persona dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi të mërkurën organizimin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë të përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues të muajit nëntor.

“Na duhet një konferencë soldiariteti për Shqipërinë’, tha kreu i Elizesë pas samitit të NATO-s në Ëatford.

Sipas tij, konferenca që do të organizohej nga Franca do të ndihmonte në mobilizimin e partnerëve publikë dhe privatë për të organizuar rindërtimin pas tërmetit me magnitudë 6.4, i cili la mijëra vetë pastrehë.

Komento: