Tërmeti shkund sërish Turqinë

10:25 | 01 February 2021

Turqia goditet me një tërmet të fortë, epiqendra pranë një ishulli grek.

Mëngjesin e sotëm një tërmet me magnitudë 5 të shkallës rihter është regjistruar në afërsi të ishullit grek Mytilene.

Tërmeti ka rënë 110 km larg Izmir, sipas EMSC, epiqendra ishte 43 km në perëndim-jugperëndim të ishullit me një thellësi fokale prej 10 km.

Kjo u pasua nga pasgoditje në të njëjtën zonë, fillimisht në magnitudën 4.3 të shkallës Rihter, dhe më pas duke 4.8, 4.9 dhe 4.5.

Tërmeti i parë u regjistrua në orën 07:15 të mëngjesit të sotëm sipas Institutit Gjeodinamik.

Komento: