Tërmkolli thotë se Brovina kreu një mision të cilin po e kryen PAN-i

11:44 | 18 May 2019

Melihate Tërmkolli ka thënë se Flora Brovina realizoi misionin për të cilin PDK punon vazhdimisht.

Mos e akuzoni vetëm Florën, ajo kreu një detyrë dhe mision të cilin po e kryen PAN-i, një grup krim inal i veshur me politikë për 20 vjet në Kosovë. Kështu thotë Melihate Tërmkolli, duke theksuar se Brovina, veç ngriti PAN-kartën e kësaj politike.

Mos kërkoni dorëheqjen vetëm të Florës, shprehet Tërmkolli, përderisa krimi nelët janë në pushtet.

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas skandalit të fundit rreth fotografisë së publikuar nga deputetja e PDK-së Flora Brovina. Një fotografi të cilën edhe vet Brovina e konfirmoi se nuk e ka verifikuar dhe është e falsifikuar.
Tërmkolli, përmes një reagimi thotë se në asnjë rast dhe askush nuk mund ta mohojë kri min e gjenocidin serb kundër shqiptarëve.

“E ka parë e përjetuar secili shqiptar i asaj kohe në një mënyrë a tjetër. E ka parë tërë bota. Prandaj ishte intervenimi i NATO-s. Serbia duhej të dënohej për këto kr ime e për gjenocid. Por “fara e keqe” që la Serbia pas vetes në Kosovë e pengoi këtë proces. Fillimisht thuhej se Serbia është dënuar me faktin se Kosova u ҁlirua dhe arriti qëllimin e saj ndërsa më vonë u gjet arsyeja në “normalizimin” e marrëdhënieve me Serbinë për të mos e acaruar atë, sepse po bëhej historia e re, dikush po arrinte paqe të qëndrueshme me Serbinë, po hynte në një dialog (pa krye), pa asnjë të vetmen kërkesë ndaj Serbisë, as pranimin e krimeve e gjenocidit, as të pagjeturit, as dëmet tjera, asgjë!”, thotë Tërmkolli.

Ish deputetja e LDK-së thotë se eksponentë të PDK-së publikisht i falën kri met e komunizmit, pak vite pas pavarësisë, derisa ishte hapë debat në Kuvendin e Kosovës, për t’i dënuar ato krime.

“Ka nga të PAN-it që edhe sot flasin për faljen e krim’ eve e gjenocidit serb, në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Pas njëzet vitesh, përnjëherë u ngritën “trimat”, protagonistët e sabotimit të deritashëm të kësaj kërkese për të bërë një rezolutë për krimet serbe në Kosovë. Pohimet e tyre të përsëritura se ka pasur kri’ me e gjenocid serb në Kosovë, kur të gjithë e dinë qe njëzet vite këtë të vërtetë ( përveҁ Serbisë që e mohon), më shumë se kundërvënie Serbisë, tingëllojnë sikur duan ta bindin veҁ veten e tyre dhe ta përdorin si mjet legjitimimi për bëmat e veta se veprimet e tyre dallojnë nga ato të Serbisë ngase sado të rënda të jenë përsëri Serbia bëri dëme më të mëdha në Kosovë. Përndryshe, ҁfarë iu dasht Florës tërë ajo shfaqje makabre derisa për kri met e gjenocidin serb ndaj shqiptarëve ekzistojnë fakte më tepër se të mjaftueshme”, shkruan Tërmkolli.

Komento: