Termokos ofron ngrohje edhe në 150 njësi banimi tek Rrethi i Flamurit

12:38 | 20 November 2024
termokos-ofron-ngrohje-edhe-ne-150-njesi-banimi-tek-rrethi-i-flamurit

N.P. “Termokos” SH.A. ka nisur një projekt të ri që do të ofrojë ngrohje për 6 objekte dhe 150 njësi banimi në zonën e Rrethit të Flamurit, duke siguruar ngrohje dhe komoditet për rreth 600 qytetarë.

Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, z. Fisnik Osmani, së bashku me nënkryetarin e Prishtinës, z. Alban Zogaj, dhe zëdhënësin e komunës, z. Donat Lushaku, zhvilluan një takim me përfaqësues të lagjes “Dardania” për të diskutuar detajet teknike dhe procesin e kyçjes së këtyre objekteve në sistemin e ngrohjes.

Ky projekt sipas njoftimit të Termoko  është shumë i rëndësishëm për qytetin, pasi do të ofrojë ngrohje të qëndrueshme dhe komode gjatë dimrit, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe në krijimin e një Prishtine më të gjelbër.

 

Postimi i plotë:

 

Komento: