“Termokos” vazhdon zgjerimin në Kryeqytet, afër kyçjes objekti i televizionit publik

15:04 | 03 Janar 2024
“termokos”-vazhdon-zgjerimin-ne-kryeqytet,-afer-kycjes-objekti-i-televizionit-publik

Ngrohtorja e Qytetit “Termokos”, ka vazhduar punimet në zgjerimin e kapaciteteve ngrohëse. Kësisoj, punimet këtë vit kanë nisur afër objektit të Radio Kosovës, të cilat së shpejti do të funksionalizohen.

Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani, i cili ka vizituar punimet të mërkurën.

“Vitin 2024 e nisëm me punë! Jemi afër lëshimit të ngrohjes për objektin e Radio Kosovës. Së bashku me Drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, z. Shkumbin Ahmetxhekaj dhe Drejtorin e Radio Kosovës, z. Arsim Halili, vizituam punimet të cilat po i kryejnë ekipet tona”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Komento: