Tërnava uron ipeshkvin Dodë Gjergji për Krishtlindje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tërnava uron ipeshkvin Dodë Gjergji për Krishtlindje

10:42 | 24 Dhjetor 2019

Myftiu Tërnava, ka uruar ipeshkvin Dodë Gjergji për Krishtlindje.

Në urimin e BIK-ut thuhet se Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon e përkujton lindjen, jetën e mbarësinë dhe po ashtu kjo festë përçon në mënyrën më të mirë mesazhin për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë e humane.

“Sot, me rastin e festës së Kërshëndellave, kam nderin e veçantë t’ju drejtohem me këtë mesazh urimi e përgëzimi Juve, meshtarëve tuaj, si dhe të gjithë vëllezërve të krishterë duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi. Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon e përkujton lindjen, jetën e mbarësinë. Po ashtu kjo festë përçon në mënyrën më të mirë mesazhin për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë e humane”, thuhet në telegramin e urimit.

“Zotni peshkëv, festat fetare te ne gjithherë kanë qenë momente që na kanë bashkuar në të mirë, nga to kemi mësuar e kultivuar tolerancën, harmoninë, ndërgjegjësimin për paqen, respektin dhe dashurinë për tjetrin. Zotni ipeshkëv, nëpërmjet jush, uroj e përgëzoj edhe të gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë. Duke ju përshëndetur, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi”, thuhet në telegram.

Komento: