
Një goditje e fortë për Raphaël Varane.
E luajtur mbrëmjen e së martës, në kuadër të ndeshjes së 4-të të Champions League, në fushën e Atalantës, francezi ka qëndruar në tokë për pak çaste, pas vetëm tridhjetë minutash lojë,përcjell ORAinfo.

Pas ndërhyrjes së kujdestarëve, francezi u ngrit, por përfundimisht doli nga Stadio Atleti Azzurri d’Italia në Bergamo dhe u zëvendësuan nga Mason Greenwood. Varane tashmë ishte kthyer në fushë në ndeshjen e fundit, kundër Tottenhamit (3-0), pas një dëmtimi në ijë.
Një dëmtim me pasoja të rënda për qendërmbrojtësin 28-vjeçar, i cili mund të humbasë ndeshjn e Manchester Cityt këtë të shtunë .
Ai gjithashtu mund të mungojë në takimin e radhës të Francës për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës (kundër Kazakistanit më 13 nëntor dhe Finlandës më 16 nëntor)./ORAinfo/