Pjesëtarët e FSK-së u përballen me trajnimin më të vështirë, “Simboli i Ujkut”.
Pjesëtarët më të fortë të FSK-së kanë kaluar sfidën ekstreme.
Trajnimi tradicional dhe më sfidues i realizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës në organizimin e Komandës së Forcave Tokësore “Simboli i Ujkut” ka përfunduar sot me dhënien e certifikata për pjesëmarrësit të cilët i kaluan sfidat me sukses.
Qëllimi i organizimit të këtij trajnimi është përgatitja e pjesëtarëve në detyra të ndryshme si: përgatitja fizike, trajnime specialisitke, qitje dhe manovra me municion luftarak, planifikime dhe taktika ushtarake, mbijetesa dhe udhëheqja.