Je njeri i mirë apo i keq? Ja testi për ta kuptuar
Testi që po propozoj është një mënyrë e thjeshtë dhe objektive për të kuptuar në siguri të plotë nëse je apo jo një njeri i keq.
Të gjithë ankohen duke thënë që bota është e mbushur me njerëz të këqij, po askush nuk mendon që mund të jetë vetë një i tillë. Pse ?
Sepse zakonisht të gjithë mendojnë që janë e kundërta e të keqes, një shembull i parfumosur i sinqeritetit, integritetit, objektivitetit dhe mbi të gjitha aspak të këqij.
Sigurisht që dikush nuk e ka kuptuar që mund të jetë subjekti i ankesave të veta, dhe kjo për një arsye fatkeqe: si mund të ankohesh për të tjerët pa prishur atë dyshimin e lehtë që mund të jesh një prej tyre ?
Testi që po propozoj është një mënyrë e thjeshtë dhe objektive për të kuptuar në siguri të plotë nëse je apo jo një njeri i keq. Testi përbëhet nga pyetje shumë të thjeshta të cilave duhet të iu përgjigjeni me një PO ose JO.
“Nuk e mbaj mend” vlen një PO. “ Vetëm një herë” vlen një PO. “ Nuk jam dakord që kjo më bën të keq” vlen një PO. Çdo përgjigjë që nuk është JO, vlen një PO, jeni një pikë të këqinj.
Qartë ?
1. Kur je duke bërë blerje në supermarket, në ndonjë dyqan veshje apo qendër tregtare, kur e sheh që nuk të duhet një gjë e kthen në ndonjë vend të rastësishëm ? Nëse PO, je i keq. Shëno një pikë.
2. Je duke mbajtur radhën dhe bën skuthin që të kalosh përpara ose ende nuk ke kuptuar që radha mbahet vertikalisht ? Mendon që është e drejta jote të mbarosh me shpejt duke bezdisur të tjerët ? Je njeri i keq. Shëno një tjetër pikë.
3. Hedh plehrat nga dritarja, nga ballkoni, i vendos te ashensori, i vendos në tjetër kat ? I hedh nga dritarja e makinës, i le në plazh, rrugë, park ? Je një njeri i keq. I k-e-q.
4. Flet me zë të lartë në rrugë, tavolinë, restorant, ambiente punë, zyrë, autobus sa të dëgjojnë mumjet e Egjiptit ? Apo mendon që jemi të ftuar në sallonin e shtëpisë tënde? Ose je njeri i keq ose je i shurdhët. Një tjetër pikë për tyyyy.
5. Shkon në palestër? Nëse vendos ujin dhe peshqirin në një vegël e ndërkohë bën muhabet me dikë tjetër, je njeri i keq. Jo për gjë, por në kohë pandemie higjiena dhe largësia fizike janë çdo gjë.
6. Bllokon kalimin në rrugë sepse je ndalur në bisedë me dikë tjetër, ndalon makinën në kthesë sepse do marrësh dikë. Mos dëshironi dhe ndonjë filxhan çaj aty ?
7. Më vjen mirë që i doni aq shumë qentë, por bëni mirë të mblidhni dhe kakën e tyre kur i shëtisni rrugëve.
8. Hedh cigaren, mbeturinat, çamçakëzin, qesen përtokë ? Je njeri i keq.
9. Flet në kinema e ha në teatër ? Je njeri i keq.
10. Nuk paguan dhe keqtrajton bashkëpuntorët e tu? I trajton punonjësit pa respekt, nuk je boss, nuk je i aftë, je njeri i keq.
11. Flet për të tjerët mbrapa krahëve, i merr nëpër gojë, ankohesh për ta ? Je njeri i keq.
12. E përdor telefonin në timon, ndërron korsitë pa ndezur shigjetën, i jep gaz makinës te pellgjet me ujë, kalon semaforin me të kuqe? Parkon aty ku nuk të lejohet apo te vizat e bardha ? Nuk je fare cool, je njeri i keq.
13. E ke gjithmonë hundën te punët e të tjerëve? Nuk je kureshtar, por njeri i keq, shëno një pikë.
Rezultatet
1 pikë – Njeri i keq me raste
Nuk je njeri i keq, por ndonjëherë të ndodh të bësh gjëra të këqija. Ndoshta sepse nuk e e ke mendjen, ndoshta nga dembelizmi apo ndoshta sepse të gjithë rreth teje janë të këqinj dhe ti nuk do të ndahesh nga turma. Sido që të jetë arsyeja, në sytë e atyre që nuk të njohin, je njeri i keq. Kujtohu kur nesër, pasnesër do të ankohesh për sjelljen e keqe te dikujt, ndoshta dhe ai është njeri i keq me raste.
2 pikë- Njeri pak i keq
Në teori nuk je njeri i keq, por sillesh si i tillë. Kjo të bën të ndihesh në faj, por jo mjaftueshëm sa të ndalesh sepse në fund të ditës është më komode të jesh i keq. Duhet të angazhohesh dhe të kesh besim në vete, mund të ia dalësh. Mbi të gjitha mos u anko më për njerëzit e keqinj sepse nuk ke asnjë të drejtë ta bësh.
3 pikë- njeri i keq
Je njeri i keq, i bezdisshëm, pa vend, llafazan, shikon punët e të tjerëve duke qënë i bindur që je qendra e universit. Sipas teje ty të takon çdo gjë, prandaj nëse dikush bën një veprim është i keq, por nëse e bën ti nuk është sepse ti kë të drejtë ta bësh, sepse do marrësh hak nga ndonjë padrejtësi e të kaluarës. Praktikisht je një fëmijë në trupin e një adulti. Kuptohet që je njeri i keq
4 pikë- Njeri shumë shumë i keq, si njeriu i keq (shiko pikën 3), por me qëllim.
Më shumë se 4 pikë
Nuk dua të jem harbute, por të gjitha ato që do të doja të thoja, nuk janë pozitive.