Testohen 7 persona në QKUK për koronavirus, këto janë rezultatet

17:41 | 11 Mars 2020

Në Kosovë ende asnjë person nuk është i prekur nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton opinionin se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar 7 mostra të dyshimta për Koronavirus.

Pas analizave të kryera, të 7 (shtatë) rastet e testuara kanë rezultuar negative.

Sikurse edhe ditëvë të kaluara, MSh dhe IKSHPK do ta njoftojnë në kohë reale publikun për rastet e testuara për Koronavirus dhe rezultatet e tyre.

Komento: