Testohet për koronavirus ekipi i xhudos, këto janë rezultatet

08:42 | 16 July 2020

Ekipi i xhudos së Kosovës është testuar dhe të gjithë kanë dalë negativ në COVID-19.

Trajneri Driton Kuka, ka njoftuar se ekipi i tij është testuar dhe kanë dalë negativ, dhe tashmë kanë udhëtuar drejt Kroaciës për stërvitje të përbashkëta me ekipin kroat dhe slloven.

Njoftimi i Driton Kukës në Facebook:

Ekipi ynë Elitar dje u testua dhe që të gjithë dolën negativ!

Tashmë kemi udhëtuar në stërvitje të përbashkëta me reprezentuesit Kroat e Slloven në Poreç të Kroacisë.

Ishte kënaqêsi bashkëpunimi me Profesorin e nderuar Naser Ramadani i cili është në krye të heronjve mantelbardhë që po përballen në vijën e parë të frontit kundër pandemisë!

Falenderim i veçantë për Dr Adnora Nurboja udhëheqëse dhe stafit nga Peja për testime.

Me njerëz si ju Kosova do ja dal edhe kësaj sfide.

Të përkrahim këta heronj me kujdes të shtuar,të ruajmë familjet tona,miqtë tanë e popullin e Kosovës.

Komento: