Tetë persona me aktakuza në listën e AAK-së

22:03 | 16 Janar 2021

AAK i kandidon për deputetë tetë persona me aktakuza.

Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së, tregojnë se në listën zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nga 110 kandidatë për deputetë, janë tetë (8) kandidatë ndaj të cilëve ka aktakuza aktive. Për shtatë (7) prej tyre, gjykimi është në proces në shkallë të parë, kurse për një (1) kandidat rasti është kthyer në rigjykim dhe është në proces në shkallë të parë.

Duke qenë se IKD është e vetmja organizatë, e cila monitoron sistematikisht trajtimin e rasteve në sistemin e drejtësisë, në vazhdim pasqyron në mënyrë detajuar, të gjitha informacionet për këta kandidatë të AAK – së.

IKD thekson se këto të dhëna janë mbledhur nga monitorimi sistematik i seancave gjyqësore publike. Pra, ka mundësi, sikurse ka ndodhur në praktikën gjyqësore, që të ketë aktakuza të ngritura ndaj politikanëve të caktuar, që mund të jenë në këto lista, por të cilat nuk janë bërë publike ende.

Komento: