Tetë persona të lënduar nga një aksident në Malishevë

16:55 | 14 Gusht 2023

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes dy automjeteve që ka ndodhur në rrugën Malishevë-Arllat, konkretisht në fshatin Tërpezë e Poshtme.

Kështu tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Elezaj tha se po ashtu janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

“Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.

Komento: