
Ka shkuar në 880 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (njofton) se sot janë testuar 177 mostra nga të cilat, 8 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Llazarevë- Obiliq, Fushë Kosovë dhe Gjilan.
Sot, janë shëruar edhe 31 pacientë të tjerë duke e çuar numrin në 653./ORAinfo/