Tetë rastet e fundit me kroonavirus në Istog janë familjarë të pacientit që vdiq në Infektivë

23:40 | 25 Qershor 2020

Preken nga COVID-19 tetë familjarë të pacientit nga Istogu që vdiq në Infektive.

Në Komunën e Istogut gjatë ditës së sotme një person ka ndërruar jetë e që ka qenë i infektuar edhe me COVID-19.

Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj thotë se i ndjeri ka pasur edhe disa probleme tjera që kanë mundur të përbëjnë faktorë rreziku por sipas tij nuk është pritur që ato t’ia rrezikojnë jetën.
“Për fat të keq sot brenda asaj familje kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 edhe tetë anëtarë”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Osmanaj thotë se në Istog momentalisht janë aktiv me coronavirus 25 qytetarë.

“Mirëpo presim që brenda pak ditësh disa prej tyre të ritestohen dhe të dalin negativ e të konsiderohen si të shëruar”.

Osmanaj thotë se edhe në Komunën e Istogut ka vonesa në publikimin e rezultateve dhe gabime të caktuara, përcjell Telegrafi.

“Një qytetarë na njoftoi se edhe gruaja e tij ka rezultuar pozitiv në COVID-19, ndërsa në njoftimin e IKSH-së ajo nuk është pasqyruar”, tha ndër të tjera Mujë Osmanaj.

Komento: