Tetë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar pas një aksidenti të një autobusi

11:54 | 15 August 2021

Tetë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar pas një aksidenti të një autobusi në Hungari.

Një aksident autobusi pranë kryeqytetit të Hungarisë ka lënë tetë persona të vdekur dhe 48 persona të plagosur, kanë thënë autoritetet lokale të dielën.

“Tetë persona vdiqën në vendin e ngjarjes, dy u plagosën rëndë dhe dyzet e gjashtë u plagosën lehtë në një aksident autobusi që ndodhi të dielën në mëngjes në autostradën M7 pranë Szabadbattyan”, citohet të jetë thënë në një deklaratë nga Shtabi i Policisë së Qarkut Fejer, përcjell Telegrafi.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi të dielën herët në mëngjes me kohën lokale në buzë të autostradës M7 që çon në Budapest. Autobusi kishte një targë hungareze.

Shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje dhe ndihmuan 14 persona të plagosur të dilnin nga autobusi i përmbysur.

Të plagosurit u dërguan në spitalet aty pranë dhe policia po heton shkaqet e aksidentit.

Komento: