Tetë të vdekur e 196 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

15:13 | 13 June 2020

Po vazhdon të rritet ndjeshëm numri i vdekjeve të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut.

Edhe 196 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në Maqedoni të Veriut. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi tetë persona.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut. Numri i rasteve të reja dhe të vdekurve po rritet me të madhe në shtetin fqinj.

Në 24 orët e fundit janë bërë 1213 testime, ndërsa 90 prej rasteve të reja janë në Shkup. Në Tetovë janë plot 45 raste të reja.

Katër prej të vdekurve janë në Shkup dhe nga një në Strugë, Ohër, Gostivar dhe Resen.

Komento: