Situatë e rënduar me koronavirus po vazhdon edhe në Maqedoninë e Veriut.
Tetë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e koronavirusit.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni, në 24 orët e fundit, nga testimi i 1545 mostrave të shtunën janë regjistruar 199 raste të reja me COVID-19. Në të njëjtën ditë janë regjistruar 120 të shëruar.
Deri tash në Maqedoni janë regjistruar 7975 raste pozitive me koronavirus, ndërsa numri i rasteve aktive është 3519.
376 persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit.